Politike

“Mafioz, kukull e pushtetit”, Rama i përgjigjet Metës për Dvoranin: Listat e KED nuk komentohen, shkarkimi yt vazhdon (VD)

Ndër të tjera, Rama tha se proçesi i shkakrkimit të Metës vazhdon, due u bërë kështu thirrje edhe komisionit që të përfundojë proçedurat dhe ta marrë seriozisht këtë proçes.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar përlasje mes kreut të KED dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me zgjedhjen e anëtareve të Kushtetueses. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama u shpreh se listat dhe vendimet e KED nuk komentohen pasi është njësoj sikur Kuvendi të mblidht dhe të thotë që Gjykata Kushtetuese e ka gabim.

Ndër të tjera, Rama tha se proçesi i shkakrkimit të Metës vazhdon, due u bërë kështu thirrje edhe komisionit që të përfundojë proçedurat dhe ta marrë seriozisht këtë proçes.

Gjithë kjo krizë e sajuar artificialisht nga Ilir Meta dhe gjithë frontit kundër Reformës në drejtësi do të marrin drejtimin e duhur dhe përgjigjen e duhur deri në fund nga ne.

Duke tundur themelet nën këmbët e kujtdo që brenda sistemit të drejtësisë është bashkuar me krimin. Përsa i përket çështjes për të cilën jemi mbledhur, ajo që unë di është se asnjë kushtetutë në asnjë vend demokratik, mund të parashikojë se një vendi mund t’i bjerë një taksirat për të pasur një President si Ilir Meta.

Prandaj ky vend do të marrë masa nga çdo akt bllokimi, që e ka kthyer atë zyrën e Presidencës për të shantazhuar opinionin publik. Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvendi me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidentit në një frëngji prej ku sulom nga të katër anët, duke qenë ne këtu, 100% jo 99% në të njëjtën linjë me SHBA, BE.

Shpresoj që komisioni i ngritur për shkarkimin e tij të vazhdojë detyrën e të mbarojë kjo proçedurë. Komisioni për Shkarkimin e Metës duhet ta konsiderojë shumë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve për Kuvendin, ashtu sikundër në dritën e kësaj ngjarjeje të re Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të ardhur këtu në Kuvend dhe për të votuar neutralizimin e akteve antikushtetuese të presidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kemi bërë një reformë drejtësie për të hequr interesat e politikës nga procesi i emërimeve. Kemi ngirtur një isntitucion të posaçëm të pavarur, të këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai është institucioni i vetëm që ka të drejtën t’i vendosë përpara Kuvendit listat e kandidaturave të mirërenditura. Nuk ka insitucione, komente dhe të thotë që KED e ka gabim. është sikur të mblidhet Kuvendi dhe të thotë që Kushtetuesja e ka gabim.

Gjithskush mund të bëjë interpretime politike. Por askush nuk mund të sulmojë një insitucion. Janë dokrra hini, siç thoshte i madhi Ilir Meta.

Kush është ky President? Këtë pyetje s’ja vlen ta bësh fare sepse nuk ja vlen të humbasim kohë për të interpretuar idjotësitë e Ilir Metës, pasi ka humbur busullën,”- tha Rama ndër të tjera.

Vetëm dy ditë më parë Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat ku dha shpjegimet për emërimin e Xhaferllarit në GJK dhe tha se kanditatura e saj ishte paragjykuar. Kreu i Shtetit sulmoi kryetarin e KED, Ardian Dvoranin, dhe maxhorancën ku i akuzoi për shkelje të Kushtetutës. Presidenti tha se Dvorani ka bërë veprime mafioze dhe lojëra me kandidaturat për në GJK.

Vetë kreu i KED u shpreh se akuzat nuk janë të vërteta dhe se gjuha e përdorur nga presidenti nuk është etike.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment