Bota

Macron vë Amazonën në krye të rendit të ditës së G-7-ës: Të gjithë jemi të shqetësuar

Më tej ai ka shtuar se Amazona është një thesar i biodiversitetit dhe klimës sonë falë oksigjenit që lëshon dhe karbonit që thith.
Featured image of article: Macron vë Amazonën në krye të rendit të ditës së G-7-ës: Të gjithë jemi të shqetësuar Pylli i Amazonës i djegur

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për veprim të shpejtë në Amazon ndërsa udhëheqësit botërorë mbërritën në Biarritz për samitin e G7. Macron, e ka vënë zjarrin në pyllin e Amazonës në krye të rendit të ditës të samitit tre ditor.

“Amazona është e mira jonë e përbashkët, të gjithë jemi të shqetësuar … ne do të fillojmë një mobilizim mes të gjitha vendeve të G7 së bashku me vendet Amazonian,” tha udhëheqësi francez.

Më tej ai ka shtuar se Amazona është një thesar i biodiversitetit dhe klimës sonë falë oksigjenit që lëshon dhe karbonit që thith.

Macron tashmë e ka bërë të qartë se ka pak pritshmëri që Presidenti Donald Trump të bashkohet në ndonjë deklaratë për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë që flakët në Amazonë po vijojnë ende dhe nuk po vhen dot në kontroll. Deri tan iështë djegur një pjesë e madhe e pyllit, i cili cilësohet si mushkria e botës. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment