Rajoni

Macron letër Kurtit: Hiq taksën, bashkë me Merkel-in do ju ulim në tryezë me serbët

Macron në letër i ka kërkuar Kurtit ta heqë taksën ndaj Serbisë, duke u shprehur i gatshëm të organizojë një samit Kosovë-Serbi, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Featured image of article: Macron letër Kurtit: Hiq taksën, bashkë me Merkel-in do ju ulim në tryezë me serbët Emmanuel Macron dhe Albin Kurti

Kosovë-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda 24 orëve ka marrë ka marrë dy letra nga diplomatë të huaj të cilat i kërkojnë që të heqë tarifën e vënë nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që t’i hapej rruga rifillimit të dialogut të ngecur me Serbin.

Letra e parë i ka ardhur nga  sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ku thuhet se pas një bllokade 15-muajshe, “është koha të arrihet normalizimi i plotë me Serbinë, i përqendruar mbi njohjen reciproke, e cila është esenciale për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës”. Pompeo po ashtu i ka shkruar Kurtit se “heqja e tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të ishte e rëndësishme për t’i kthyer palët në tryezën e negociatave”.

Pak orë më vonë i ka dërguar një letër Kurtit edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cila i është dërguar nëpërmjet Marine Christine Butel, ambasadores së Francës në Kosovës.

Presidenti francez i ka kërkuar Kurtit ta heqë taksën ndaj Serbisë, duke u shprehur i gatshëm të organizojë një samit Kosovë-Serbi, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe përfaqësuesin e lartë të BE’së, Borrell.  Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100 për qind nga Kosova, dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Debate të shumta ka sjellë taksa ndaj mallrave serbe por ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar më herët se nuk do të hiqet ajo,  derisa Serbia të njohë si shtet Kosovën. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Albin Kurti.

J.V/Dosja.al 

Një Koment në “Macron letër Kurtit: Hiq taksën, bashkë me Merkel-in do ju ulim në tryezë me serbët

  1. Kosova u trdhtua nga te gjithet si nga Amerika gjithashtu nga Evropa ,Ata e kuptuan dobesine e Shqiperse ku filloj bashkpunimin me Serbine dhe la Kosoven jasht bisedave dhe kjo e dobsoj Kosoven ndaj nderkombtarve sa e shoh une per Kosoven nuk jan punet mire i mjeri popull.Edhe sa shekuj dote mbetemi nder Serbine.

Shto Koment