Rajoni

Macron fton dy liderët përballë njëri-tjetrit/ Thaçi takohet me Vuçiç: Kosova e gatshme të vazhdojë dialogun

Featured image of article: Macron fton dy liderët përballë njëri-tjetrit/ Thaçi takohet me Vuçiç: Kosova e gatshme të vazhdojë dialogun Aleksandër Vuçiç, Emmanuel Macron dhe Hashim Thaçi

FRANCË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim të ndërmjetësuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është takuar sot edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Në një njoftim për mediet thuhet se Thaçi në këtë takim kreu i shtetit të Kosovës ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë, integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment