Showbiz

“Ma ka marr krejt zemrën!”, Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të parë, bashkëshorti i saj zbulon emrin e vogëlushes

FOTO
Teksa u ka treguar të gjithë ndjekësve të tij se bashkëshortja dhe vajza e tij janë mirë, ka shkruar se fëmijës tyre të parë ja kanë vendosur emrin Emi.
Featured image of article: “Ma ka marr krejt zemrën!”, Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të parë, bashkëshorti i saj zbulon emrin e vogëlushes Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi.

KOSOVË– Aktorja e njohur shqiptare Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi ditën e sotme janë bërë prindër për herë të parë.  Jonida pas 9 muajsh në pritjen e ëmbël sot ka mundur të mbajë për herë të parë në krah vogëlushen e saj.

Lajmin për lindjen, e ka bërë me bashkëshorti i Jonidës,  Besniku, i cili përmes një fotoje nga spitali që ka publikuar në rrjetin social Instagram ka zbuluar edhe emrin e vajzës.

Teksa u ka treguar të gjithë ndjekësve të tij se bashkëshortja dhe vajza e tij janë mirë, ka shkruar se fëmijës tyre të parë ja kanë vendosur emrin Emi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Besnikut ne Instagram.

“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna 😂 Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të! @jonidavokshiofficial ❤️”- ka shkruar aktori.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment