Sport

Lyon nxjerr Juventus jashtë Champions League, dy golat e Ronaldos nuk mjaftojnë, kalon edhe City

Lyon është mundur nga Juventus me rezultatin 2-1 por falë rezultatit të ndeshjes së parë ka kaluar në fazën tjetër të Champions League. Mancester City nga ana tjetër e kishte më të lehtë, teksa fitoi sërish 2-1 ndaj Real Madrid.
Featured image of article: Lyon nxjerr Juventus jashtë Champions League, dy golat e Ronaldos nuk mjaftojnë, kalon edhe City Cristiano Ronaldo

CHAMPIONS LEAGUE– Juventus është zyrtarisht jashtë Champions League. Dy golat e Cristiano Ronaldos nuk i mjaftuan torinezëve për të bërë përmbysjen e madhe. Rezultati i të dyja sfidave është 2-2, por në fazën tjetër kalon Lyon, për shkak të golit të shënuar në fushën kundërshtare.

Serinë e golave e hapën francezët me Depay, i cili shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Cristiano Ronaldo ktheu baraspeshën për italianët dy minuta nga fundi i pjesës së parë, po nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas në minutën e 60′, ai kaloi në avantazh Juventus me një predhë nga jashtë zonë, por që nuk mjaftoi për të prerë një biletë për fazën tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në sfidën tjetër mes Mancester City dhe Real Madrid, kalojnë anglezët, të cilët 2-1. Për qytetarët shënoi Sterling dy herë, ndërsa golin e vetëm për madrilenët e shënoi Benzema. Skuadra e Pep Guardiolës ishte më komode, edhe për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Ndërkohë rezultati i përgjithshëm të dyja sfidave është 4-2 për të besuarit e Guardiolës.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment