Kuriozitete

Lyen flokët me bojë për ditëlindjen e motrës, 23-vjeçarja nga Londra gati sa nuk vdiq prej alergjisë

Një 23-vjeçare nga Londra, ka rrezikuar jetën me bojën që leu flokët para ditëlidnjes së motrës. Ajo është jashtë rrezikut për jetën, por është deklaruar nga mjekët se ky ka qenë një rast mjaft kritik që është parë ndonjëherë më parë.
Featured image of article: Lyen flokët me bojë për ditëlindjen e motrës, 23-vjeçarja nga Londra gati sa nuk vdiq prej alergjisë Steph O’Dell, pas alergjise

LONDËR– 24-vjeçarja, Steph O’Dell  nga Milton Keynes,  ka përjetuar rastin më të rrezikshëm të jetës së saj. Ajo vendosi të lyente flokët para se të nisej për ën Amsterdam tek motra e saj e cila do të festonte 18-vjetorin e lindjes. Por nuk arriti shkoj pasi boja me të cilin lyu flokët i shkaktoi ënjtje dhe në të gjitëh fytyrën.

O’Dell punonte si koordinatore shitjesh,  e cila e qujati këtë ngjarje një përvojë të tmerrshme, ku shprehet se: “Unë isha me fat që nuk ishte më keq. Nuk do t’i lyej kurrë flokët.”

Ndërkohë ajo ka treguar se kishte alergji nga, paraphenylenediamine (PPD), një nga përbërësit që gjendet pothuajse të gjitha bojërat.

“Ajo më siguroi që ngjyra nuk do të dëmtonte kokën time dhe ishte organike. Ajo aplikoi si fillim pak, dhe pastaj në të gjithë kokën duek më konfirmuar se është në rregull dhe nuk do të kesh probleme. Por unë nukpata ndonjë reagim nga prova që më bëri në fillim, ndërsa më vonë pash që fytyra ime u fry e gjitha. Sytë e mi fillova t’i ndjeja që shtrënguara dhe qafa më dukej sikur kishet marr zjarr.”

Ajo tregon se mamja e saj nuk e njohu kur e kishte parë. 24-vjeçarja kaloi pesë ditë në spital dhe u tha nga mjekët se ky është një ndër rastet më të rrallë që është hasur ndonjëherë.

Tani vajza e re e ka kaluar rrezikun, dhe shprehet se nuk do të guxojë asnjëherë më të lyejë flokët.

 Burimi: Thesun

A.C/Dosja.al

Shto Koment