Aktualitet

Lushnje-Fushë Krujë-Shijak/ ‘Trekëndëshi’ që fsheh ‘KOKËN’ e 2.6 ton kanabis që u kapën në Mal të Zi, piruni lëvizës tradhëtoi dy ‘magazinierët’, e morën pa paguar nga tregtarët: Po na pëlqeu, sjellim lekët

Piruni, i gjetur brenda magazinës, drejtoi hetuesit tek tregtarët, të cilit treguan me emra dhe fytyra, dy të arrestuarit. Kështu, policia ra në gjurmët e Tabakut dhe Shurdhit.
Featured image of article: Lushnje-Fushë Krujë-Shijak/ ‘Trekëndëshi’ që fsheh ‘KOKËN’ e 2.6 ton kanabis që u kapën në Mal të Zi, piruni lëvizës tradhëtoi dy ‘magazinierët’, e morën pa paguar nga tregtarët: Po na pëlqeu, sjellim lekët Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin që sekuestroi 2.6 ton kanabis në Mal të Zi, gjatë të cilit janë vënë në pranga tre persona, Elvis Çalliku, Arlind Tabaku dhe Përparim Shurdhi.

Këta dy të fundit akuzohen se kanë bashkëpunuar me Çallikun në mbushjen e kamionit me kanabis. Pikërisht Tabaku akuzohet se është pronari i magazinës nga ku doli dhe lënda narkotike, për tu dërguar në kamion.

Por, si u dërgua lënda narkotike nga magazona në kamion?

Transporti dyshohet se është bërë me anë të një furgoni të bardhë. Ky mjet, nga kamerati e sigurisë së bizneseve rrotull magazinës, është parë të futej brenda saj. Për origjinën e furgonit të bardhë, mësohet se grupi hetimor ka ‘shtrirë’ tentakulat në Fushë Krujë. 

Me anë të lëvizjeve të furgonit, është zbuluar një tjetër detaj. Bëhet fjalë për një pirun lëvozës që do të përdorej për ngarkimin. Tabaku dhe Shurdhi kishin marrë prirunin, pa e paguar, nga tregtarët e zonës dhe u kishin thënë se nëse nuk do tu pëlqente, do ta kthenin sërish.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Piruni, i gjetur brenda magazinës, drejtoi hetuesit tek tregtarët, të cilit treguan me emra dhe fytyra, dy të arrestuarit. Kështu, policia ra në gjurmët e Tabakut dhe Shurdhit.

Droga u kap mbrëmjen e së martës së kaluar teksa ishte fshehur brenda një kamioni që ishte mbushur me fruta-perime. Kamioni kaloi ka asnjë problem në pikën kufitare të Kapshticës dhe më pas në Han të Hotit, por ishte pala malazeze ajo që kërkoi hapjen e tij duke gjetur edhe 2.6 ton kanabis. Në flagrancë u prangos shoferi 40-vjeçar i kamionit, Ervis Çalik.

Çalliku ishte një nga aksionerët e kompanisë “Joel Trans”, me kamionët e të cilës është bërë edhe transporti i lëndës narkotike. Çalliku është bashkë-aksioner me Shkëlqim Kojkun, gjithashtu biznesmen që operon në Durrës. Tabaku dhe Shurdhi janë lënë në masën ‘arrest me burg”. Gazetari Artan Hoxha deklaroi një ditë më parë se hetuesit po ‘gërmojnë’ edhe në Shijak. Trekëndëshi Lushnje-Fushë Krujë-Shijak, kjo është zona që mund të çojë tek porositësit e lëndës narkotike, apo dërguesit e saj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment