Aktualitet

Lushnja vatër Covid-i/ Mbyllet ADISA, qytetarët të revoltuar: Kam ardhur nga Greqia të bëj pasaportën, por është mbyllur

Mësohet se ka persona të infektuar në ADISA dhe tek Shërbimi Kombëtar i Punës.
Featured image of article: Lushnja vatër Covid-i/ Mbyllet ADISA, qytetarët të revoltuar: Kam ardhur nga Greqia të bëj pasaportën, por është mbyllur ADISA

LUSHNJE- Gjatë 10 ditëve të fundit, në qytetin e Lushjes ka pasur një shpërthim të ri të koronavirusit. Mësohet se shtimi i rasteve ka prekur dhe dy prej institucioneve më të rëndësishme për shërbime ndaj qytetarëve. Një punonjës i institucionit të ADISA-s në Lushnje është infektuar dhe për rrjedhojë është mbyllur shërbimi në këtë institucion.

Po kështu dhe Shërbimi Kombëtar i Punës është i mbyllur pasi 6 punonjëse të këtij shërbimi janë me Covid 19.

Kam ardhur te Adisa për të marrë shërbim dhe është mbyllur. Duam që ti shërbejnë popullit të rrinë në punë ose të ikin fare. E kanë mbyll për efekt të Covid, populli ka halle të rrinë këtu“, tha një banor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa një tjetër u shpreh e recvoltuar: “Jemi për të marrë një certifikatë, presim kur të vijnë. Do vijnë apo sdo vijnë, ku di unë ça bëjnë këta. Kemi për të marrë këti gjëra, vajti ora 10, për ça e marrin lekun. Për ça e ve qeveria

Ndërkohë çdo ditë rëndohet bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se së fundmi janë shënuar 5 viktima të tjera, si dhe janë konfirmuar 182 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 429.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment