Virale

Lumi i Shalës një atraksion turistik në listën e vendeve që duhen vizituar këtë verë, pamjet që nuk duhen humbur

Lumi i Shalës këtë vit si pasojë e pandemisë së Covid-19 do të presë vetëm turistët vendas.

SHKODËR-Lumi i Shalës vitet e fundit është kthyer një atraksion për turistët vendas dhe të huaj. Ai shtrihet në liqenin e Komanit dhe cilësohet si një “parajsë e vogël” mes shkëmbinjsh të thepisur.

Lumi i Shalës vitet e fundit është vizituar nga një numër i lartë turistësh, por  këtë vit si pasojë e pandemisë së Covid-19 do të presë vetëm turistët vendas.

Siç shikohet dhe në foto, pamjet piktoreske të natyrës së paeksploruar të japin një ndjesi qetësie që e ka kthyer këtë zonë në një destinacion të preferuar për pushuesit vitet e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eksplorimi i zonës me varkë, ngjitja në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytja në zonën e “virgjër’  të lumit të Shalës me ujë të freskët janë një pjesë e aktiviteteve që të ofron zona.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment