Aktualitet

Lumë droge në kufirin greko-shqiptar, shoferi i makinës braktis makinën pas aksidentit, kapet me ndihmën e qenve

Policia greke ka sekestruar 94 kg kanabis dhe një sasi të vogël kokaine në kufirin greko-shqiptar. Droga u zbulua pas një aksidenti me makinë, drejtuesi i së cilës e braktisi dhe u largua, por u arrestua pak orë më vonë.
Featured image of article: Lumë droge në kufirin greko-shqiptar, shoferi i makinës braktis makinën pas aksidentit, kapet me ndihmën e qenve Foto ilustruese

GREQI- Policia greke ka sekuestruar 94 kg e 450 gr kanabis në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë. Lënda narkotike ishte ndarë në 77 pako dhe ishte vendosur në bagazhin e një makine.

Në pranga ra drejtuesi i makinës, një 44-vjeçar. Ky i fundit pasi pësoi aksident me makinë, u përpoq të arratisej në këmbë, por u arrestua disa orë më vonë në zonën e Rayo-s. Në operacionin për kapjen e tij u angazhuan edhe qentë e policisë.

Gjatë komtrollit turpor atij iu gjet një sasi e vogël kokaine dhe një shumë prej 300 eurosh.

Marrë nga Capital.gr

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

 

Shto Koment