Aktualitet

“E mbyta Manjolën, shiko kalamajtë”, zbardhet telefonata e fundit e Lulzim Cukut pasi vrau të shpqen, si i vëllai i fuste në sherr që t’u merrte shtëpinë (Dosja e prokurorisë)

Vetë Cuku, në dëshminë përpara togave të zeza tregoi se krimin e ka krye për shkaqe xhelozie dhe pasi dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte gjatë kohës që ai ndodhej në emigrim në Greqi.
Featured image of article: “E mbyta Manjolën, shiko kalamajtë”, zbardhet telefonata e fundit e Lulzim Cukut pasi vrau të shpqen, si i vëllai i fuste në sherr që t’u merrte shtëpinë (Dosja e prokurorisë) Lulzim Cuku dhe Manjola Cuku
Përditësuar:

TIRANË– Lulzim Cuku ka telefonuar kunatën e tij menjëherë pasi ka vrarë të shoqen, Manjolën, që e goditi me një thikë në zemër në sy të fëmijëve të mitur. “Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë,”- mësohet të ketë thënë Cuku, sipas dosjes së zbardhur nga prokuroria.

Vetë Cuku, në dëshminë përpara togave të zeza tregoi se krimin e ka krye për shkaqe xhelozie dhe pasi dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte gjatë kohës që ai ndodhej në emigrim në Greqi. Këto pretendime janë mohuar nga nga familjarët e 33-vjeçares, të cilët janë shprehur se sherrin mes çiftit e nxiste vëllai i 45-vjeçarit, i cili kërkonte që çifti të iknin bashkë drejt Greqisë, në mënyrë që atij t’i mbetej shtëpia. Sipas hetimeve të prokurorisë, rreth orës 23.55 të datës 1 Shkurt, është marrë njoftim nga salla operative e komisariatit të Policisë Durrës se në vendin e quajtur fshatin Xhafzotaj, shtetasi Lulzim Cuku ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Cuku.

Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët. Rreth orës 21.00, kanë qenë tek dhoma e fëmijëve të dy dhe aty kanë filluar debatet midis tyre. Lulzim Cuku ka fyer dhe ofenduar Manjolën. Pasi fëmijët i ka zënë gjumi kanë filluar përsëri duke debatuar. Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është rrëzuar në dysheme. Pas kësaj, Lulzim Cuku, ka dalë nga banja dhe e ka mbyllur atë me çelës, të cilin e ka lënë tek dera dhe është larguar me automjetin e tij. Gjatë rrugës, ka marrë në telefon kunatën e tij, të cilës i ka thënë se: ”….Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë….” Kjo shtetase ka njoftuar policinë e Tiranës pasi ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Durrës ku është njoftuar policia e Durrësit për ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë është shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur tre fëmijët e tyre tek trupi i së ëmës, e cila ishte lëvizur nga ana e vajzës së saj F. deri tek dera e banjës. Por, shtetasja Manjola Cuku, në këtë moment të ardhjes së policisë, ka qenë pa jetë,”- thuhet më tej në dosjen e prokurorisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lulzim Cuku u la nën masën “arrest me burg” një ditë më parë nga gjykata e Durrësit. Cuku është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike përpara gjyqtarit, ku mësohet se ka treguar se ka qenë vjehrri i tij, babai i të ndjerës Manjola, ai që i ka thënë se shtëpia i ishtë kthyer në një vend drogaxhinjsh. Më tej ai shton se ka parë edhe sende të çuditshme në banesë, që e kanë lënë të dyshonte se gruaja mund ta tradhëtonte. Dosja.al ka zbardhur gjithashtu detaje nga dëshmia tronditëse e vogëlushes 10-vjeçare, e cila pa tmerr me sy teksa i ati Lulzim Cuku vrau të mën me thikë, vetëm pak ditë më parë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se e mitura ka rrëfyer se mes prindërve të saj ka pasur gjithmonë sherre dhe grindje dhe se i ati shumë herë e dhunonte të ëmën.

Ngjarja e rëndë ndodhi para disa ditësh në Xhafzotaj të Durrësit. Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment