Politike

“Po të dëgjoj”/ Basha zhvillon takim me të rinjtë: Potenciali i tyre më mbush me shpresë

Në një foto të publikuar nga takimi, Basha shihet teksa bisedon me një grup të rinjsh. Krahas postimit, kreu i PD-së bën me dije se është mbushur me besim nga potenciali i të rinjve.
Featured image of article: “Po të dëgjoj”/ Basha zhvillon takim me të rinjtë: Potenciali i tyre më mbush me shpresë Lulzim Basha ne takim
Përditësuar:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka zhvilluar së fundmi një takim me të rinjtë e Albania Business Partner. Në një foto të publikuar nga takimi, Basha shihet teksa bisedon me një grup të rinjsh. Krahas postimit, kreu i PD-së bën me dije se është mbushur me besim nga potenciali i të rinjve.

Kur talenti bashkohet me zhvillime dhe iniciativa bashkëkohore, asgjë nuk i ndal të rinjtë.
Takimi i sotëm në Albania Business Partner ishte shumë frymëzues! Potenciali i të rinjve tanë të mbush me besim e të jep shpresë se Shqipëria e të nesërmes më të mirë nuk është larg,”- shkruan Basha krahas fotos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Lulzim Basha ne takim

Kryopozitari Lulzim Basha ka nisur prej ditësh nismën me sloganin “Po të dëgjoj”, në kuadër të së cilës zhvillon takime me qytetarë, të rinj e të moshuar dhe diskuton për problemet e përditshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment