Politike

“Fatos Tushe të largohet”, Basha thirrje SPAK: Hetoni, prokuroria e re, hije e asaj që prisnim… (VD)

Basha tha se Tushe, duhet të kishte dhënë me kohë dorëheqjen, teksa i bëri thirrje SPAK të hetojë koncesionet e qeverisë.
Featured image of article: “Fatos Tushe të largohet”, Basha thirrje SPAK: Hetoni, prokuroria e re, hije e asaj që prisnim… (VD) Lulzim Basha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha foli sot edhe për atentatin që iu bë më 31 dhjetor 2019, kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, ku ish-shoferi i hodhi një granatë në zyrë.  Basha tha se Tushe, duhet të kishte dhënë me kohë dorëheqjen, teksa i bëri thirrje SPAK të hetojë koncesionet e qeverisë.

Lulzim Basha: Fatos Tushe duhet të ishte larguar me atë granatë që iu hodh në zyrë. Por prapë ky njeri hesht. Ky njeri nuk ndahet dot nga krimi. 4 të tjerë janë provuar për rekordet kriminale, me çfarë sistemi do e zgjidhim?

Ky është problemi i njeriut që e ka lidhur karrierën politike me krimin. SPAKU nuk është ajo që prisnim por vetëm hije e asaj që prisnim. SPAK të hetojë korrupsionet dhe koncesionet galopante të qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklaratat e Lulzim Bashësu bënë sot në një bashkëbisedim nga selia blu me gazetarët, ku kryedemokrati i njohu ata me qendrimin e PD-së për Reformën Zgjedhore, si një nga kushtet kryesore të Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave.

Basha tha se le ta zgjedhin shqiptarët sistemin e duhur, dhe se pret për një përgjigjie për propozimet e PD për këtë reformë. Ai përjashtoi një tryezë diskutimi me kryeministrin për këtë çështje, por për herë të parë, ai nuk e artikuloi kushtin se  ‘zgjedhje pa Ramën kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment