Politike

Inceneratorët/ Lulzim Basha: Sot do të dorëzoj në SPAK kallëzimin! Padi edhe për Braçen, pasuria ime është publike që nga 2005

  • I tha se ka blerë shtëpi 500,000 euro në Palasë, Basha: E kam deklaruar pasurinë që në 2005
  • Basha: Do ti nënshtrohen Ligjit Antimafia. Kush ka shkelur ligjin, para drejtësisë
  • Kryetari i PD, foli edhe për çështje të tjera, si akuza për blerjen e një vile në Palasë, që iu bë nga Erion Braçe, me vlerë 500 mijë euro. Basha paralajmëroi se do të bëjë padi penale dhe për Braçen, për shpifje dhe shtoi se pasurinë e ka deklaruar që prej vitit 2005.
    Featured image of article: Inceneratorët/ Lulzim Basha: Sot do të dorëzoj në SPAK kallëzimin! Padi edhe për Braçen, pasuria ime është publike që nga 2005 Lulzim Basha

    TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ditën e sotme do të dorëzojë në SPAK një padi për inceneratorët. Kryedemokrati tha se paratë janë vjedhur, dhe se vetëm javën e e shkuar, qeveria ka paguar rreth dy milionë euro për privatin.

    ‘Brenda ditës së sotme në SPAK do të dorëzohet një padi për inceneratorët. Një shumë e madhe e parave kanë shkuar te inceneratorët. Kjo është arsyeja pse çështja e inceneratorëve ka dominuar diskursin tonë politik. Nuk erdhëm rastësisht këtu. Qeveria nuk ia kaq dhënë këto para qytetarëve por inceneratorëve. Vetëm javën e kaluar janë paguar 2 milion euro, që mund t’u jepeshin qindra familjeve të varfra, mijëra pensionistëve ’- u shpreh Basha në “Abc e mëngjesit” me Enkel Demin.

    Kryetari i PD, foli edhe për çështje të tjera, si akuza për blerjen e një vile në Palasë, që iu bë nga Erion Braçe, me vlerë 500 mijë euro. Basha paralajmëroi se do të bëjë padi penale dhe për Braçen, për shpifje dhe shtoi se pasurinë e ka deklaruar që prej vitit 2005. “Pasuria ime është e deklaruar që në vitin 2005. E gjitha është një fushatë që ka për qëllim baltosjen time për të më penguar në mbrojtjen e interesit të qytetarëve”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Debati për inceneratorët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve. Basha tha se qeveria është e kapur nga mafia e plehrave, dhe shkoi më tej duke thënë se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave”. Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

    (A.B/F.G/Dosja.al)

    Shto Koment