Politike

1 vit nga djegia e mandateve, Basha: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme që nesër, rikthehemi në protesta gjatë 2020 (VD)

Lulzim Basha tha se nuk është faji i sistemit.
Featured image of article: 1 vit nga djegia e mandateve, Basha: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme që nesër, rikthehemi në protesta gjatë 2020 (VD) Lulzim Basha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike, kur ka kaluar gati një vit që nga djegia e mandateve, por ende nuk është finalizuar qëllimi i djegies që ishin zgjedhjet e parakohshme.  Basha tha se PD është gati, të hyjë në zgjedhje me çdo lloj sistemi, por shtoi se nuk është sistemi ai që do iu japë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme.

 

“Hap pas hapi, Shqipëria nuk është e Ramës, as e PS, pasi sot Shqipëria nuk është as e snajperistëve, as e oligarkëve. Vendosin shqiptarët nëse duan të qeverisen më nga vetëm një njeri. Nuk është më problemi i sistemit, por sepse keto zgjedhje i vendos krimi i organizuar. PD ka fituar me çdo sistem. Debati për sistemin heq vëmendjen nga kriminalizimi. Jam i lumtur të pranoj çdo verdikt të qytetarëve shqiptarë për sistemin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë për vete dua mazhoritar të pastër, por edhe ai do të dështojë. S’kam asnjë problem për listat e hapura. Vendimi do t’ju takojë shqiptarëve, por është gjëja më e gabuar të lidhim ndarjen e politikës nga krimi, me sistemin zgjedhor. Gjatë këtij viti do të ketë edhe protesta. Jemi gati që nesër për zgjedhje” tha Basha.

Deklaratat e Lulzim Bashës, u bënë sot në një bashkëbisedim nga selia blu me gazetarët, ku kryedemokrati i njohu ata me qendrimin e PD-së për Reformën Zgjedhore, si një nga kushtet kryesore të Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave.

Basha tha se le ta zgjedhin shqiptarët sistemin e duhur, dhe se pret për një përgjigjie për propozimet e PD për këtë reformë. Ai përjashtoi një tryezë diskutimi me kryeministrin për këtë çështje, por për herë të parë, ai nuk e artikuloi kushtin se  ‘zgjedhje pa Ramën kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë.

(F.g/R/G/ Dosja.al)

Shto Koment