Politike

Lulzim Basha: Reforma në Drejtësi po minohet vazhdimisht nga njerëz që vjedhin

Kryedemokrati shtoi më tej se ai i qëndron propozimit që ka bërë që në muajin janar për ndryshimin e sistemit.
Featured image of article: Lulzim Basha: Reforma në Drejtësi po minohet vazhdimisht nga njerëz që vjedhin Lulzim Basha
Përditësuar:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Reforma në Drejtësi ka ndërhyrje.

I ftuar në studion e “AbcNews”, Basha tha se Reforma po minohet vazhdimisht nga njerëz, të cilët vjedhin vazhdimisht.

Kryedemokrati shtoi më tej se ai i qëndron propozimit që ka bërë që në muajin janar për ndryshimin e sistemit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Teatri është vetëm një episod i asaj që do vazhdojë nëse ne nuk bëhemi bashkë për t’i dhënë fundin e merituar. Jemi ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore. Kemi thënë se kjo tryezë t’i japë garancinë shqiptarëve për të shkuar në zgjedhje. Ne duam ndryshim sistemi, Edi Rama nuk do. 

Ky është një njeri që nuk e ka problemin te sistemin por te vjedhja e zgjedhjeve. Ne do bëjmë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne kemi nisur punën për të mobilizuar bashkimin më të madh kombëtar për të krijuar një sistem. Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme ne fitojmë në zgjedhje. Ne nuk kemi arsye t’i mohojmë forca politike të bëjnë koalicion. Ky vend ka mundësitë të mbështetëse një ekonomi të shëndetshme. Reforma në Drejtësi goditet vazhdimisht nga njerëz që vjedhin,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al) 

Shto Koment