Politike

ME VIDEO/ Basha i ‘zë’ derën Entonit: Të të bëj një pyetje intime. Entoni: Hë. Kryedemokrati: Mund të të shoh frigoriferin… ishalla më presin të gjithë si ti

Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Basha shihet teksa troket në derën e entonit me emrin Enton, dhe futet brenda në banesë. Në bisedë dëgjohet që kryedemokrati bisedon më familjarët për shpenzimet dhe të ardhurat e tyre.
Featured image of article: ME VIDEO/ Basha i ‘zë’ derën Entonit: Të të bëj një pyetje intime. Entoni: Hë. Kryedemokrati: Mund të të shoh frigoriferin… ishalla më presin të gjithë si ti Entoni dhe Lulzim Basha
Përditësuar:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot një familjë në Tiranë, në kuadër të nismës së tij me sloganin ‘po të dëgjoj’. Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Basha shihet teksa troket në derën e entonit me emrin Enton, dhe futet brenda në banesë. Në bisedë dëgjohet që kryedemokrati bisedon më familjarët për shpenzimet dhe të ardhurat e tyre.

Vetë Entoni tregon se e përballon jetesën me një rrogë të thjeshtë pasi ka mbaruar një kurs gipsi dhe elektriku e bojaxhiu. Basha e pyet për shpenzimet minimale për ushqime, që vetë Entoni tregon se i përballon minimalet, ndërsa në fund kryedemokrati kërkon që ta pyesë për diçka intime. 

Biseda në video

Lulzim Basha i bie ziles së derës.

Basha: Si jeni, si kaluat…? Mirë jeni? Më familjen je?

Entoni pas dere: Mirë

Basha: Kam ardhur të flas me ju… (dhe futet brenda)

Entoni: Kam punuar zakonisht në lokale të mira…

Basha: Po ju zonjë (I drejtohet gruas me fëmijë në krahë)

Zonja: Unë pa punë

Basha: Pa punë…

Entoni: Tani i jam futur një kursi,…mora një zanat. Iu futa kursit të elektrikut, gipsit dhe lyerjes.

Basha: Me thënë të drejtën s’kam ardhur as për fushatë e as për zgjedhje. Kam ardhur me bashkëbisedu sepse ne politikanët…

Entoni: Po hajde, ulu njeherë. Taksirat…

Basha: Faleminderit… (Futen brenda dhe ulen)

Basha: Çfarë pjese të të ardhurave i shpenzoni për ushqim?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Entoni: Mesatarja mujore shkon tek 500-600 mijë lekëshi….Shëndetësia për mua është primare…minimalja e jetesës, shendetësia dhe qetësia.

Basha: Rendi, siguria…

Entoni: Po, patjetër…ligji i fortë sepse tani jemi familjarë. Kur dëgjojmë u vra, u bë, të kap dhe frika.

Basha: Kur flasim për ushqimin, a i plotësoni nevojat minimale?

Entoni: Minimale them që po….

Basha: Tani një pyetje fare intime…e keni në dorë të thoni po ose jo, a ti hdh një sy frigoriferit dhe raftit të ushqimeve?

Entoni: Patjetër….

Basha çohet dhe hap frigoriferin. Shikon brenda shihen e qumështit, pak djathe dhe ujë.

Kryedemokrati: Kjo është gjendja normale e frigoriferit?

Entoni: Është fund muaji, kështu që…

Basha: Ju kërkoj ndjesë që ju erdha kështu në mes të ditës. Unë do ta marr gjithë shkallën. Shpresoj të gjej të njëjtën mikpritje tek të tjerët, por unë gjithsesi do të përpiqem t’i dëgjoj.

Entoni: Ju kërkoj ndjesë se isha çik rrëmujë…

Basha: Shëndet e jetë….fëmijeëve dhe ju.

Kryedemokrati çohet, përshëndet të gjithë familjarët dhe largohet për të trokitur në një tjetër derë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment