
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se nuk ka ndodnjë pritshmëri të madhe për Reformën Zgjedhore.
I ftuar në studion e “Opinion”, Basha tha se mekanizmi kryesor është shitblerja e votës, ajo që duhet rregulluar dhe se kjo bëhet duke larguar kryeministrin Edi Rama nga vendi ku është.
“Reforma Zgjedhore është pjesë e 15 kushteve të BE. Nuk kemi ndonjë pritshmëri nga e ashtuquajtura Reformë Zgjedhore, pasi mekanizmi është shitblerja e votës. E vetmja mënyrë se si kjo mund të zgjidhet është largimi i Edi ramës, kështu që e gjithë energjia jonë është të bëjmë aelancën dhe bashkimin më të madh të shqiptarëve. Garancia ligjore është një qeveri tranzitore, kjo është dhe në tryezën e reformës zgjedhore dhe është e pandryshumeshme për opozitën. Zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të bëhen vetëm nëse kemi një qeverisje ku në krye të saj nuk është kreu i krimit,”– tha Basha.
(f.m/dosja.al)