Politike

Basha pret në zyrë ambasadorin italian, Bucci: Hapini rrugë dialogut politik, urime për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore

Në një status në rrjetet sociale, vete Ambasada italiane ka zbardhur këtë takim teksa shkruan se Italia mbështet rikthimin e dialogut politik. Ambasadori që i shkoi në zyrë Bashës, mësohet ta ketë uruar liderin e PD-së për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.
Featured image of article: Basha pret në zyrë ambasadorin italian, Bucci: Hapini rrugë dialogut politik, urime për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore Lulzim Basha dhe Fabrizio Bucci
Përditësuar:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin italian Fabrizio Bucci. Në një status në rrjetet sociale, vete Ambasada italiane ka zbardhur këtë takim teksa shkruan se Italia mbështet rikthimin e dialogut politik. Ambasadori që i shkoi në zyrë Bashës, mësohet ta ketë uruar liderin e PD-së për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Takimi i parë i Ambasadorit Fabrizio Buçi me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një mundësi e rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel,”– shkruhet në statusin e Ambasadës Italiane teksa krahas tij shihet Basha në takim me Buçin.

Lulzim Basha dhe Fabrizio Bucci

Një ditë më parë, Basha priti në zyre ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Konsensusi për publikun ishte i papritur dhe i pari që dha lajmin ishte Lulzim Basha, i cili pas një takimi me aleatët, në një dekleratë për mediat dha emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS.Më pas u bë me dije se ndërkombëtarët kishin punuar për një kohë të gjatë që të arrihej ky konsensus, por ishin ndaluar për disa javë nga situata e tërmetit të 26 nëntorit. Në takimin e parë të tryezës konsensuale u miratua dhe dokumenti i parë që formoi këshillin politik dhe më pas u miratua kalendari i punimeve për Reformën ZgjedhoreDeri më 15 mars, ekspertët e opozitës, maxhorancës dhe opozitës jo-parlamentare do të diskutojnë 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin, dhe burimet e financimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment