Politike

32 mijë maturantë japin provimin, Basha i uron nga Elbasani: Sfida juaj është që të dilni sa më mirë!

VIDEO
Duke e zgjedhur simbolikisht si qytetin e Normales, Bash aka uruar që të gjithë maturantët të dalin sa më mirë në provimet për të siguruar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tyre.
Featured image of article: 32 mijë maturantë japin provimin, Basha i uron nga Elbasani: Sfida juaj është që të dilni sa më mirë! Lulzim Basha

ELBASAN– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur sot maturatët e Shqipërisë nga qyteti i Elbasanit.

Duke e zgjedhur simbolikisht si qytetin e Normales, Basha ka uruar që të gjithë maturantët të dalin sa më mirë në provimet për të siguruar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot dua t’i uroj maturantëve suksese nga qyteti i Normales, nga Elbasani. Qytet me të cilin pata nderin t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Shqipëri. Një vend i veçantë në historinë e Arsimit shqiptar. Është vendi më i përshtatshëm për t’u uruar sukese të gjithëve atyre që po japing provimin. Sfida juaj është që të dilni sa më mirë, ndërsa e jona që të krijojmë një ekonomi me sa më shumë shanse për ju, t’ju hapë sa më shumë vënde pune. Iu përshëndes dhe iu uroj shumë sukese të gjithë maturantëve shqiptarë,”-tha Basha.

Sot në të gjithë Shqipërinë, 32 mijë maturantë japin provimin me detyrim të gjuhës së huaj. Për shkak të masave të marra ndaj pandemisë COVID-19, në një klasë do të jenë vetëm 10 maturanë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment