
ELBASAN– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Elbasanit prej nga ka kërkuar që të zbatohet urgjentisht plani me 5 hapat. Basha u shpreh para gazetarëve se janë mbi 100 mijë shqiptarë që kanë mbetur pa punë e se nuk dinë se çfarë duhet të bëjnë.
Numri një i partisë demokratike i dha rëndësi të madhe krimit në Elbasan duke theksuar se duhet bërë shkëputja e krimit nga pushteti.
‘Xhepat e njerëzve janë boshatisur sepse është i vetmi vend që nuk pati paketë të parë ose të 4 por gjysmae. Ke 100 mijë njerëz që kanë mbetur pa punë, ccfarë do bëhet me to, ccfarë do thotë Edi Rama që bën batuta pa kripë. Plani me 5 pika që kemi shpalosur është zgjidhje për këto 6 muaj, kemi një plan po me të drejtë njerëzit thonë po sot çfarë do bëhet. Planin me 5 pika ta marri, ti lëri broçkullat dhe bërrbërret. Plani nuk ka të bëjë me konkurencën politike po me jetët e njerëzve. Duhet bere shkëputja e krimit me pushtetin në Elbasan.’
Kreu demokrat u shpreh se 1 milion shqiptarë janë të rrezikuar dhe se ky plan nuk është për konkurrencë. Ai tha se ekonomia po shkon drejt kolapsit.
‘Nuk është për konkurrencë politike. Do ketë kohë për përgjegjësitë. Planin e kemi bërë bashkë me ekspertët për ta zbatuar qeveria. Plani është i zbatueshëm. Mund të mos bëjnë mrekulli por një far lehtësimi mund ta japin. E gjithë kjo paketë ka për qëllim të ndalë rrokullisjen e ekonomisë drejt kolapsit. Ky plan me pesë pika të nisë të zbatohet një orë e më parë, për të ndihmuar afro një milion shqiptarë që për shkak të krizës rrezikojnë bukën e gojës”, theksoi Basha.
(A.B)/Dosja.al