Politike

Lulzim Basha ka datëlindjen, 3 vite më parë Meta i dhuroi trëndafila blu, kush do të kujtohet sot për kryetarin e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot 45-vjetorin e lindjes.
Featured image of article: Lulzim Basha ka datëlindjen, 3 vite më parë Meta i dhuroi trëndafila blu, kush do të kujtohet sot për kryetarin e PD Ilir Meta, Lulzim Basha dhe trendafilat e 42-vjetorit

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot datën e lindjes në një situatë jo fort optimale për opozitën dhe aksionin që ka ndërmarrë prej muajsh.

I lindur në 12 qershor të 1974, Basha mbush sot plot 45 vjeç, me një karrierë të spikatur në një moshë të re në politikën shqiptare.

Ishte Ilir Meta, kryetar Kuvendi që u kujtua për Bashën 3 vite më parë në  kohën kur kriza politike kishte në fokus miratimin e Reformës në Drejtësi. Meta i dërgoi Bashës 42 trëndafila blu, që simbolizonin vitet e lindjes dhe ngjyrën e demokratëve.

Trendafilat qe Meta i dhuroi Bashes per datelindjen e 42-te

Po këtë vit? A do të kemi një urim nga politika për kryedemokratin. Dita është e gjatë…por socialistët mund ta gjejnë kohën që përveç 28-vjetorit të themelimit, të ngrejë një dolli edhe për Bashën.

(F.g/dosja.al)

  • 15:34

    Babai i Stresit feston ditëlindjen një ditë me Lulzim Bashën, urimi i veçantë i këngëtarit nga burgu: Mos u dorëzo

    Prej disa muajsh Stresi vuan dënimin në burg, por ai ka një profil mjaft aktiv në Instagram.

    Sot në një ditë të veçantë për të dhe familjen e tij, ai ka publikuar foton me dedikimin e babait në ditën e tij të lindjes.

    Por jo vetëm kaq, rastësia e kësaj dite është se edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot ditëlindjen. Ndaj Stresi përfitoi nga rasti për të uruar edh etë. Një foto me një urim  që përcjell edhe një mesazh:

    “Sot dy persona të rëndësishēm festojn ditëlindjen. Ju uroj edhe 100 vite të tjera! Gëzuar dhe mos u dorzo!! “- shkruan pranë fotos ai.

  • 17:02

    I pasprovuar në sport, Basha merr dhuratë për ditëlindje shiritin e kapitenit, dalin pamjet nga festa e demokratëve në seli

    Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë zgjedhur të festojnë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e selisë së partisë.

    Ata i kanë dhuruar kryetarit të PD shiritin e kapitenit, një fanellë të kombëtares me numrin 1 dhe mbiemrin “Basha”, si edhe një kapele ku lexohet “Shqipëria si gjithë Europa”.

    Të rinjtë e PD surprizuan Bashën në këtë datëlindje të 45-të, ndërkohë që në pamjet e siguruara nga Dosja.al, kryedemokrati është shfaqur entuziast megjithëse nuk i ka komentuar dhuratat e marra.

    A do të shkëlqejë Basha në fushën e “blertë” të politikës? Mbetet për t’u parë kush do e shënojë i pari golin.

Një Koment në “Lulzim Basha ka datëlindjen, 3 vite më parë Meta i dhuroi trëndafila blu, kush do të kujtohet sot për kryetarin e PD

  1. edhe 100 lulo

Shto Koment