Politike

Zbardhet vendimi i gjykatës për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e PD-së: S’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniatta Trade LP”, deklarimet e Muzin nuk u provuan me fakte

Zbardhet vendimi i për pushimin e çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve". Në vendim theksohet se nuk ekziston fakti penal.
Featured image of article: Zbardhet vendimi i gjykatës për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e PD-së: S’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniatta Trade LP”, deklarimet e Muzin nuk u provuan me fakte Lulzim Basha
Përditësuar:

TIRANË- Gjykatës së Tiranës ka zbardhur vendimin për pushimin e çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, të cilët akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”.  Në vendimin e gjykatës prej 41 faqesh, thuhet se nuk ekziston fakti penal.

Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD-ja s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Po kështu theksohet se kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” s’ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike. Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente.

“Partia Demokratike nuk ka pasur kontratë lobimi me kompanina “Biniatta Trade LP. Muzzin deklaron se 500 mijë euro i ka marrë nga PD-ja. Nuk janë të besueshme deklarimet e Nik Muzin.  Kontrata e Nick Muzin me Biniatt Trade nuk ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike. Deklarimet e Muzin nuk mund të provohen me dokumente. Prokuroria nuk solli prova që faktojnë deklarimet e Muzin. Sipas Dr. së Pastrimit të Parave, PD ka paguar vetëm 25 mijë $ ,”- thuhet ndër të tjera në vendim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 13 janar gjykata e Tiranës pushoi çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëzuan gjuetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij. Për të vendim PS kërkoi që të rihetohet sërisht Lulzim Basha.

HISTORIA E LOBIMIT

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment