Politike

Shqipëria mbledh 1.15 mld euro për rindërtim, Lulzim Basha: Detyra jonë, të sigurohemi që shërbejnë për njerëzit në nevojë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimin e tij për çdo vend që dhuroi para për të ndihmuar Shqipërinë.
Featured image of article: Shqipëria mbledh 1.15 mld euro për rindërtim, Lulzim Basha: Detyra jonë, të sigurohemi që shërbejnë për njerëzit në nevojë Lulzim Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur nga Tirana donacionet e mbledhura në Konferencë për rindërtimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një statusi në Facebook, Basha ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimin e tij për çdo vend që dhuroi para për të ndihmuar Shqipërinë. Ndër të tjera, Basha shtoi se detyra e tij si kreu i opozitës tanimë është që të sigurohet që paratë e marra të përdorën tek personat që janë prekur nga tërmeti.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur  keqpërdorimin dhe abuzimin me to,“-shkruan Basha. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment