Politike

Basha flet pas takimit me Komisionerin e BE: Jemi gati t’i japim fund krizës politike me çdo kosto, zgjedhje me Ramën nuk ka (VD)

Kreu i opozitës tha se ai është gati t’i japë fund krizës politike dhe shtoi se qeveria ka si detyrë të përmbush 9 kushtet e Bundestagut.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije detaje nga takimi me Komisionerin për Zgjerimin të BE, Olivér Várhelyi. Sipas Bashës në takim është folur për stratëgjinë e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin. Kreu i opozitës tha se ai është gati t’i japë fund krizës politike dhe shtoi se qeveria ka si detyrë të përmbush 9 kushtet e Bundestagut.

Dua të përshëndes dhe mirëpres ardhjen e një komisioneri. Më prezantoi me strategjinë që do ketë ai dhe unë e opozita e bashkuar e mbështësim plotësisht. Ishim dakord që zgjidhja e krizës politike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe hapja e negociatave janë çështjet jetike për Shqipërinë. Pa kthyer legjitimitetin e institucioenve në vend nuk do ecë asgjë përpara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne jemi të vendosur që t’i japim krizës politike me çdo kosto dhe t’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Po kështu shpreha mbështetjen e opozitës së bashkuar për integrimin e vendit në BE. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të kushteve të Bungestagut. Shpresojmë të ketë vullnet dhe nga pala tjetër. Jam i lumtur që me Komisionerin patëm mundësi të flisnim dhe të shiheshim në sy me njëri tjetrin. Qëndrimi ynë është i padiskutueshëm, zgjedhje me Edi Ramën kryeminsitër nuk ka”, u shpreh Basha.

Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ishte sot në Tiranë. Ai është takuar me Ramën, Metën, Ruçin, Bashën e krerët e tjerë të opozitës. Gjatë konferencës me Rama ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment