Politike

“Luli, zemër”/ Kryeministri thumbon Bashën nga shkolla Sami Frashëri: Bravo, shyqyr doli një Lul që punon

VIDEO
Ajo nisi ti fliste, ndërsa Rama ia ktheu se donte detaje specifike, pasi përmasat e shkollës i dinte.
Featured image of article: “Luli, zemër”/ Kryeministri thumbon Bashën nga shkolla Sami Frashëri: Bravo, shyqyr doli një Lul që punon Edi Rama dhe inxhinierja

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot edhe një inspektim në kantierin e ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” përgjatë Bulevardit Zogu i 1. Para se të shihte se deri ku kishte arritur puna, Rama u prezantua me inxhinieren përgjegjëse të zbatimit të projektit, që quhej “Luli”. Ajo nisi ti fliste, ndërsa Rama ia ktheu se donte detaje specifike, pasi përmasat e shkollës i dinte. Në fund, nuk la pa thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha kun tha se “shyqyr doli një Lul që punon”. 

Dialogu me inxhinieren:

Edi Rama: Luli quhesh ti?

Inxhinierja: Po, atëherë. Shkolla ka 6700 metër…

Edi Rama: I kemi parë këto zemër, na trego ndonjë gjë tjetër

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Inxhinierja: Kemi katin përdhesë që janë klasa të ndryshme, klasa mësuesish dhe palestrën. Kemi klasa të tjera që do të jenë vetëm klasa.

Arben Ahmetaj: Palestrën e kanë menduar se njëra anë është nga rruga, gati olimpike.

Edi Rama: Lulo bravo lulo, shyqyr nga doli një Lul që punon.

Shiko videon pas minutës 10:00

(F.g/dosja.al)

Shto Koment