Diaspora

Luksemburgu nis testimin masiv të popullatës… detyrën ia beson kompanisë shqiptare të Lazim Destanit

Bëhet fjalë për dy laboratorët Réunis Luksemburg dhe Ecolog International, që iu  është besuar nga Instituti i Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë.
Featured image of article: Luksemburgu nis testimin masiv të popullatës… detyrën ia beson kompanisë shqiptare të Lazim Destanit Lazim Destani, filantrop

LUKSEMBURG- Luksemburg është vendi i parë që ka nisur testimin kombëtar të popullatës. Vendimi u mor si pjesë e një programi që Task-Forca kundër COVID-19 në këtë vend kishte hartuar.

Por nuk është ky i vetmi lajm i mirë… Kompania që do të realizojë këtë testim masiv është në pronësi të filantropit të njohur shqiptar nga Maqedonia, Lazim Destani.

Bëhet fjalë për dy laboratorët Réunis Luksemburg dhe Ecolog International, që iu  është besuar nga Instituti i Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

ECOLOG International, është kompania e babait të aktorit shqiptar Blerim Destani dhe është e shpërndarë në 36 vende. Në Bruksel pritet të ngrihen rreth 17 stacione testimi me një fuqi prej 20 mijë teste në ditë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment