Showbiz

Jetë luksoze në Instagram por në shtëpi rrethohej nga jashtëqitja e qenit, qiradhënësja i njerr të palarat blogeres(Vd)

Kështu është vërtetuar edhe rasti i Lisa Li Sina, e cila jetonte në një shtëpi me qera, nga ku nuk kishte publikuar asnjëherë foto, por qiradhënësja i njerr të palarat me videon nga brenda shtëpisë së papastruar.
Featured image of article: Jetë luksoze në Instagram por në shtëpi rrethohej nga jashtëqitja e qenit, qiradhënësja i njerr të palarat blogeres(Vd) Pamje nga shtëpia e papastruar e blogeres

JAPONI – Shpesh herë të rinjtë bëhen teje pesimistë kur  shohin sesi personazhe  të famshëm në të gjithë  botën bëjnë një jetë luksoze, herë herë dhe të shfrenuar.

Si shumë të tjerë edhe një blogere e famshme në botë Lisa Li Sina, postonte  foto dhe video në momente të ndryshme të jetës saj, ku binte në pah jeta e shtrenjtë, rroba markë dhe udhëtime nëpër botë.

Por tashmë pothuajse  të gjithë e kanë kuptuar se jeta që tregohet përmes rrjeteteve sociale kryesisht Instagramit, nuk është aspak e vërtetë.

Kështu është vërtetuar edhe rasti i Lisa Li Sina, e cila jetonte në një shtëpi me qera, nga ku nuk kishte publikuar asnjëherë foto.

Por qiradhënësja e saj i ka nxjerr publikisht të palarat blogeres së njohur. Në mediat e huaja raportohen foton që Chen, pronarja e  shtëpisë ka bërë publike, foto të cilat janë shkrepur brenda ambineteve të shtëpisë që i kishte dhënë me qira blogeres.

Ajo më në fund kishte vendosur ti publikonte këto pamje, pas dhejtëra kritikave që i kishte bërë në lidhje me higjenën dhe mirëmbajtjen e shtëpisë.

Nga pamjet vihet re pisllëku dhe gjendja e mjerueshme e  shtëpsië që prej kohësh jetonte vetë blogerja e njohur. Këtu vihet re një  ndryshim i madh mes jetës që ajo bën ne Instagram dhe jetës reale.

Duket që shtëpia kishte muaj pa u pastruar, ku brenda saj kishte jashtëqitje qeni, insekte dhe fekale.

Është e habitshme sesi ajo ka mundur të jetojë në një ambient të tillë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment