Sport

Lukaku-Ibrahimovic, “luftë nervash”, tani është rradha e suedezit për të ngacmuar sulmuesin e Interit

Zlatan ndau një filxhan kafe shumë të veçantë me ndjekësit e tij: imazhi i futbollistit me numër 11 përfaqësohej në detaje, nga prapa dhe me krahët e ngritur, duke festuar një nga golat me skuadrën e Milanit
Featured image of article: Lukaku-Ibrahimovic, “luftë nervash”, tani është rradha e suedezit për të ngacmuar sulmuesin e Interit Lukaku-Ibrahimovic

MILANO-Duke e njohur Ibrahimovic, postimi i tij i fundit në Instagram mund të përfaqësojë një kundërpërgjigje ndaj postimit të fundit nga Lukaku i cili, pasi fitoi kampionatin, e kishte shpallur veten mbret të Milanos.

Zlatan ndau një filxhan kafe shumë të veçantë me ndjekësit e tij: imazhi i futbollistit me numër 11 përfaqësohej në detaje, nga prapa dhe me krahët e ngritur, duke festuar një nga golat me skuadrën e Milanit. Ky gjest është lexuar nga shumë si një përgjigje ndaj rivalit të tij, me të cilët kemi njohur shumë precedentë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ibrahimovic nuk shtoi asnjë koment në foto. Nga ana tjetër, Lukaku disa ditë më parë postoi një foto në atë fitore 3-0 të skuadrës zikaltër në derbin ndaj Milanit: “Zoti i vërtetë e kurorëzoi mbretin. Tani përkulu mbretit të Milanos”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment