Sport

Po humbnin 2-0, çfarë u tha Conte lojtarëve të Inter në pushimin e pjesëve

Të gjithë e dinë se si shkoi ndeshja, ku Inter arriti që rezultatin 0-2 ta përmbyste vetëm në pjesën e dytë duke realizuar katër herë.
Featured image of article: Po humbnin 2-0, çfarë u tha Conte lojtarëve të Inter në pushimin e pjesëve Lukaku dhe Konte

VLORË- Derbi i Madonninës mund të cilësohet si një nga ndeshjet më spektakolare dhe të bukura të momentit. Të gjithë e dinë se si shkoi ndeshja, ku Inter arriti që rezultatin 0-2 ta përmbyste vetëm në pjesën e dytë duke realizuar katër herë.

Pavarësisht entuziazmit të triumfit,të gjithë ishin kureshtarë të dinin se çfarë u tha trajneri Antonio Conte lojtarëve në dhomat e zhveshjeve, që këta të fundit u kthyen si “përbindësha” në 45-minutshin e dytë. Mediet italiane e kanë zbardhur fjalimin e 50-vjecarit dhe duket se ai i ka folur skuadrës shumë qetësisht si dhe u ka kujtuar se janë plot 19 pikë diferencë para Milanit, për t’ju theksuar se janë dukshëm më të mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe sa gola keni ndërmend t’i falni Milanit sot? Ata që deri para ndeshjes kishin grumbulluar 19 pikë më pak se ju, sot po duken lojtarë të mëdhenj. Ju jeni shumë më të fortë, por këtë duhet ta tregoni në fushë”, ishin fjalët e trajnerit të Interit për lojtarët në pushimin e ndeshjes.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment