
Sport Mediaset raporton se lojtari i radhës që kërkohet me ngulm nga trajneri Maurizio Sarri është Jorginho. Mesfushori i Chelsea është ndër të preferuarit e Sarrit, sepse ka punuar me të më parë.
Tekniku i “Zonjës së vjetër” dëshiron ta rikthejë sërish në skuadër, pasi ka shumë besim tek aftësitë e tij si futbollist. Drejtuesit e Juves kanë nisur menjëherë punën dhe po flasin me agjentin e lojtarit.
28-vjeçari duket se do ta mirëpriste një rikthim në Itali. Ai me shumë mundësi do të kthehet në objektivin numër një të “Zonjës së Vjetër”. Juventusi do të fitojë Champions League dhe një mjeshtër si ai para mbrojtjes i hyn në punë.
M.P. / Dosja.al