Sociale

‘Luftoi’ 6 orë në sallën e operacionit për të sjellë në jetë trinjakët, infermierja i shpëton jetën të resë nga Librazhdi (Emri)

Infermierja, Anasatasi ka bërë gjestin human ndaj 32 vjeçares, duke i dhuruar gjak, pasi rrezikonte jetën për shkak të hemoragjisë që pësoi në sallën e operacionit.
Featured image of article: ‘Luftoi’ 6 orë në sallën e operacionit për të sjellë në jetë trinjakët, infermierja i shpëton jetën të resë nga Librazhdi (Emri) Infermierja Sadete Anastasi

LIBRAZHD- Në maternitetin e Librazhdit një nënë ka sjellë në jetë trinjake. Mësohet se 32-vjeçarja ka kryer dy operacione të vështira, të cilat zgjatën 6 orë.

Alfonia Çota ishte në rrezik për jetën, por një infermiere e spitalit është ofruar për të dhuruar gjak dhe tani ajo gëzon shëndet të plotë së bashku me bebet e saj, dy vajza dhe një djalë.

infermierja Sadete Anastasi dhuroi gjak duke i shpëtuar jetën të resë nga Librazhdi, pasi  rrezikonte jetën për shkak të hemoragjisë që pësoi në sallën e operacionit.

(a.m/dosja.al|)

Shto Koment