Sport

Luftëtari është “arkë pikësh”, Laçi i shënon tre gola dhe “blindon” zonën Europë

Në fakt, 3 nga 4 golat e sfidës u shënuan nga futbollistët e skuadrës gjirokastrite, por 2 në portën e dytë
Featured image of article: Luftëtari është “arkë pikësh”, Laçi i shënon tre gola dhe “blindon” zonën Europë Laçi-Luftëtari

LAÇ- Laçi bën detyrën duke fituar 3-1 ndaj Luftëtarit tashmë të rënë nga Superiorja. Në fakt, 3 nga 4 golat e sfidës u shënuan nga futbollistët e skuadrës gjirokastrite, por 2 në portën e dytë.Pa u mbyllur dy minuta lojë, Xhixha pasoi në qendër të zonës për Nëabuezen, por Armenis Kuka, gaboi në largimin e topit, duke e dërguar në portën e tij, 1-0.

Laçi e shënoi golin e sigurisë në fundin e pjesës së parë, teksa mbrojtja e bluzinjve u shfaq e paaftë për të larguar topin nga zonë, duke i dhënë mundësinë Xhixhës ta dërgonte topin në rrjetë, 2-0.Pak pasi nisi pjesa e dytë, sërish Nëabueze vallëzoi në mbrojtjen mike, duke e detyruar Lalën që në rrëshkitje e sipër ta shtynte topin përtej vijës fatale, duke realizuar autogolin e dytë të skuadrës së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Futbollistët e rinj të Luftëtarit luftuan me të gjitha mundësitë e tyre derisa në minutën e 85-të Memetllari shënoi golin e nderit për miqtë.

 E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment