
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë maskën si dhe të ruajnë distancën, Në një postim në rrjetet sociale thotë se kjo është një mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Soreca thotë se duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancimin social, ndihmojmë dhe mjekët e infermierët në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse
‘Krenar që BE mund të ndihmojë mjekët dhe infermierët shqitparë në luftën e tyre të përditshme kundër virusit. Të gjithë kemi nevojë t’i ndihmojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancimin social. Luftën kundër COVID-19 mund ta fitojmë vetëm së bashku’, shkruan ambassador Luigi Soreca.
Para disa ditësh, BE-ja i dhruojë 30 respiratorë Shqipërisë, për të ndihmuar pacientët e prekur me koronavirus. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë infektuar me koronavirus 24,731 persona, ndërsa kanë humbur jetën 571 të tjerë.
(a.k.dosja.al)