Sport

“Luftë nervash”, qeveria nuk pranon shantazhin e Ligës, Denaj dhe Fidel Ylli: Drejtuesit e klubeve duhet të ulen në tryezë me ne

Qendrimi i Ministrisë së Financave është i qartë: Të pranojë të ulet në tryezë me përfaqësuesit e qeverisë për t’i hapur rrugën zgjidhjes së ngërçit
Featured image of article: “Luftë nervash”, qeveria nuk pranon shantazhin e Ligës, Denaj dhe Fidel Ylli: Drejtuesit e klubeve duhet të ulen në tryezë me ne Anila Denaj dhe Fidel Ylli
Përditësuar:

TIRANË– Ministrja Financave, Anila Denaj, e ngarkuar në grupin negociator të qeverisë me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste, ka folur së fundmi për mediat, ku shprehet se është në krahun e njerëzve të sportit, por kërkon që presidentët dhe Liga të shkojnë dhe të bisedojnë.Qendrimi i Ministrisë së Financave është i qartë: Të pranojë të ulet në tryezë me përfaqësuesit e qeverisë për t’i hapur rrugën zgjidhjes së ngërçit.

ANILA DENAJ– “Dje nuk ka pasur një komunikim dhe sot dalim publikisht për dy arsye. E para për kërkesat dhe çfarë ka bërë qeveria Rama për sportin në vitin e fundit. Futbolli nuk mund të jetë mjet shantazhi. Kërkesat për investim janë.Nuk është viti i duhur, nuk e pranuam as vjet. Nuk e kemi pranuar edhe vjet. Në ligjin e tatimit të të ardhurave kemi miratuar dy ndryshime. Kemi rritur nga 3 në 5 për qind shumën e zbritshme. Së dyti, për çdo kompani me shpenzim mbi 100 milion lek, njohim trefishin e sponsorizimit. Kjo është një zgjidhje për financim të shëndetshëm”.

“Kemi folur për formalizim. Është një përpjekje e qeverisë prej ditës së parë. Kemi folur për informalitetit në tregun e punës, ku nuk bën përjashtim as futbolli. Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën. Kërkesa është që të bëhet 10 vite, por është një kohë shumë e gjatë”.

“Kërkesa e tretë është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave. Jemi të hapur për të diskutuar. Kërkesa tjetër lidhet me TVSH-në, nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive. Të kërkosh për çdo shërbim, bëhet fjalë për një kërkesë shumë të zgjeruar”.

Më i ashpër në qëndrimin e tij ishte deputeti i deleguar nga Edi Rama, Fidel Ylli. Deputeti aludoi për njerëzit e vërtetë që sipas tij qëndrojnë pas Ligës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

FIDEL YLLI– Unë i ftova dhe në moment Edvin Libohova më tha: “Jam shumë i lumtur që do të takohemi”. Ne bëjmë gati vendin e takimit. Më sugjeruan “Air Albania”, por në fund vendosëm që ta bëjmë takimin te Ministria e Financave. Unë dua të bëj një pyetje: Ku e ka Liga selinë? Sa e ka buxhetin? E ka 0! Arbitrat kush i cakton? Federata! Politikat e zhvillimit? I cakton Federata! Unë mendoj se duhet të dalë hapur presidenti i FSHF-së bashkë me grupin që ka inociuar.

Të gjitha kërkesat ne i kemi analizuar. Por, s’është normale kjo që t’i bësh presion qeverisë. I bëj thirrje Koço Kokëdhimës që është miku im, që ka bërë një klub model, që sporti në 30 vjet është informal.

Duhet të ndjekin të gjithë klubet modelin e Korçës. Futbolli prej 30 vitesh është informal. Nuk është normal, që qytetarët të shkojnë në bashki dhe të japin taksa një miliardë për një klub futbolli. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Bashki të majta dhe të djathta ndër vite, është e tmerrshme të japësh 500 mijë euro për një skuadër në kategori të dytë. Kemi miratuar Ligjin për Dhunën, Ligjin e Sponsorizimeve. Hajde ta bëjmë, nuk bëhet nëpërmjet konferencave në televizion.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment