
TIRANE– Kryeministri Edi Rama nuk e ka mohuar një kontakt me qeverinë izraelite në lidhje me vaksinimin. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se lista e qeverive është shumë e gjatë, ndërsa shtoi se nuk jep dot koment.
Pyetje: Jeni takuar me këta dy mjekë dhe në kushtet kur në Izrael ka produktivitet, a mendoni se mund të keni kontakte me qeverinë?
Edi Rama: Sikur t’ju tregoj nr e kontakteve me qeveritë brenda dhe jashtë Evropës, do të habiteni se deri ku ka vajtur në aspektin gjeografik, por s’dua të jap koment se kjo është luftë e madhe që zhvillohet prapa kuintave se është vështirë që të përmenden emra se prishin punë, për veten tonë.
(F.g/dosja.al)