Showbiz

‘Lufta’ për lokalin në ish-Bllok/ Rovena Dilo s’i ndal akuzat: Gjyqtari Mustafaj i blerë totalisht, pashë vjedhjen e pronës nga të fortët e politikës

Këngëtarja ka reaguar ashpër, duke theksuar se prona e familjes së saj është grabitur nga të fortët e politikës.
Featured image of article: ‘Lufta’ për lokalin në ish-Bllok/ Rovena Dilo s’i ndal akuzat: Gjyqtari Mustafaj i blerë totalisht, pashë vjedhjen e pronës nga të fortët e politikës Rovena Dilo
Përditësuar:

Tiranë-  Këngëtarja shqiptare Rovena Dilo ka folur sërish publikisht për çëshjten e pronës në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku pati një përpasje edhe me dajën e saj Agron Vreton.

E ftuar në emision “Mos i Fol Shoferit”, në Ora News, ajo është shprehur se është një tragjedi që të shohësh vjedhjen e pronës së familjes sipas saj nga mafiozë, nga të fortë të politkës shqiptare.

“Unë jam një familje shumë e madhe nga ana e mamasë. Unë jam në një gjyq shumë të drejtë. Jo më larg se një muaj më larg kryegjyqtari që kishte gjyqin tim ishte Ilir Mustafaj, i cili u hoq nga Vettingu.  Ai ishte një gjyqtar i blerë dhe totalisht i shitur. Është një tragjedi shumë e madhe të kesh gjykatës përballë që e dinë verdikitin që do të japë. Shikon vjedhjen e pronës tënde, të nënës tënde, nga mafiozë, nga trima, nga të fortë të politkës shqiptare.”, është shpreur Rovena Dilo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Problemi me pronën:

Daja i këngëtares Rovena Dilo më 2016 foli publikisht për këtë çështje ligjore. Agron Vreto tregon se trualli rreth 900 metra katrorë, që deri para disa vitesh quhej lokali “Rovena”, ka qenë pronë e tij deri në vitin 2014, ku ai vendosi t’ua shiste Tom Doshit dhe Ndriçim Babasit. Vreto u shpreh se vendimin për ta shitur lokalin e ka marrë pasi mësoi se mbesa e tij, Rovena Dilo, po tentonte ta legalizonte dhe ta kthente në emrin e saj. Të gjitha këto hidhen poshtë nga këngëtarja e cila shprehet se në atë pronë kishin pjesë të gjithë trashëgimtarët.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment