Bota

Reporterët pa Kufij/ ‘Lufta nuk ka mbaruar’, peticioni në mbështetje të gazetarëve, pas lirimit të dy gazetarëve

Reporterët pa Kufij janë të lehtësuar për të mësuar se dy gazetarët, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo u liruan nga burgu.
Featured image of article: Reporterët pa Kufij/ ‘Lufta nuk ka mbaruar’, peticioni në mbështetje të gazetarëve, pas lirimit të dy gazetarëve Gazetarët e Reuters, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo.

Dy gazetarët e Reuters që ishin burgosur në Myanmar për raportimin e tyre mbi krizën Rohingya janë liruar. Wa Lone, 33 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 29 u liruan pas amnistisë nga Presidenti. Ata kaluan më shumë se 500 ditë burg në periferi të qytetit të Yangon.

Të dy gazetarët shpenzuan një total prej 511 ditësh nga familjet e tyre, sepse ata guxuan të hetonin një subjekt që është ndaluar në Myanmar, gjenocid i minoritetit Rohingya të vendit. Ata u arrestuan në dhjetor 2017.

Reporterët pa Kufij(RSF) nisën peticionin ku mbi 7000 firma nënshkruan në peticionin e nisur nga RSF për të tërhequr vëmendjen e publikut për rastin e tyre.

Por lufta nuk ka mbaruar!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekipi i Reporterëve pa Kufij do të vazhdojnë të mbështesin njeri-tjetrin për të marr lirimin me kusht të gazetarëve.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo më në fund u falën, por gazetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre dhe kështu do të jetë derisa gazetarët të mos kërcënohen me jetë, qoftë kjo me mesazhet e frikshme se edhe ata mund të përballen me 18 muaj burg nëse ata guxojnë të hetojnë lëndë që janë jashtë kufijve.   

Burgosja e dy gazetarëve shihej si një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe ngriti pyetje rreth demokracisë së Myanmarit. Pas lirimit nga burgu gazetari Wa Lone i tha BBC-së se ai kurrë nuk do të pushonte së qenuri gazetar.

L.K/Dosja.al

Shto Koment