Politike

“Lufta” në Shkodër, PS bën lëvizjen e papritur. Ndryshohet vendi ku do mbahet mbledhja

Sipas infromacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se  është ndryshuyar vendi ku do të mbahet mbledhja.
Featured image of article: “Lufta” në Shkodër, PS bën lëvizjen e papritur. Ndryshohet vendi ku do mbahet mbledhja Universiteti i Shkodrës

SHKODËR– Partia Socialsite ka bërë lëvizjen e radhës për mbledhjen ku pritet të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës.

Sipas infromacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se është ndryshuyar vendi ku do të mbahet mbledhja. Mësohet se se konstituimi do të mbahet pranë bibliotekes së Universitetit të Shkodrës.

Më herët mbledhja ishte planifikuar që të mbahej në Prefekturë, por përpara kësaj godine Partia Demokratike kishte lajmëruar se do të zhvillonte protestë.

Kjo lëvizje e maxhorancës mund të ejtë bërë dhe për shmangien e një konflikti mes militantëve, pasi priten tensione.

Në rend dite të kësaj mbledhje është dhe njohja e kryetarit të ti nga zgjedhjet e 30 qershorit, por Pjetri pas akuzave për fshehje të dënimit të marrë në Itali është tërhequr nga marrja e detyrës.

Valdrin Pjetri është akuzuar nga PD se ka fshehur një dënim të marrë në Itali në vitin 2003.  PD publikoi një dokument ku sipas demokratëve provohet se Pjetri ka qenë i dënuar në shtetin fqinj në vitin 2003, e megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetë pjesë e administratës së demokratëve në qeverinë Berisha, e më pas në PS. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment