Politike

“Lufta me Serbinë duhet të jetë diplomatike”, Rama: Shengeni Ballkanik në interes së Kosovës e Shqipërisë

VIDEO
Rama tha se Kosova duhet të bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje e shtoi të më tej se me Serbinë lufta duhet të jetë vetëm diplomatike.
Featured image of article: “Lufta me Serbinë duhet të jetë diplomatike”, Rama: Shengeni Ballkanik në interes së Kosovës e Shqipërisë Edi Rama

KOSOVË-  Kryeministri Edi Rama nga konferencna për mediat në përfundim të vizitës së tij në Kosovë ka folur dhe për Shengenin Ballkanik. Ai tha se Kosova duhet të bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje e shtoi të më tej se me Serbinë lufta duhet të jetë vetëm diplomatike. Më tej kreu i qeverisë tha se nuk ka frikë nga mendimet e tij dhe faktit si do të ndikojnë në kancelaritë europiane akuzat e tij kundër prokurorisë speciale.

Çfarë kam mësuar në 7 vite kryeministër është se keqkuptimet më të mëdha me të huajt janë produkt i intrigave mes shqiptarëve, sikur i do hasmi. Nëse shqiptarët që kanë komunikim me të huajt do të bënin atë që bënin disa popuj të tjerë, që kanë bërë sukses të madh, që çfarë na ndan shqip nuk përkthehet anglisht, sot kombi ynë do të ishte uhu me miqtë që kanë, por fatkeqësisht është nga këtu në Prishtinë dhe nga atje në Tiranë ku prodhohet helmi për të prishur gjakun e miqve. Sa i përket marrëdhënieve, nuk  i kam frikë mendimet e mia dhe të vërtetën time zakonisht di ta mbroj dhe ta imponoj edhe me miqtë kur është nevoja, nuk e kam problem. Kjo është një e vërtetë e tmerrshme” tha Rama.

Për sa i përket Shengenit Ballkanik, ai përmedni dhe akuzat që i bëjnë sikur është vëllai i Vuçiçit e tha se ai mbetet si ka qenë më parë dhe nuk i ndryshon qëndrimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket vëllait tim Vuqiqit, kjo është etiketa e njërës prej fabrikave të politikës këtu që shpërndan në rrjete sociale. Unë mbetem ai që kam qenë dhe jam ai që jam, kush nuk ndryshon mendim nuk është njeri i mençur. Shengeni Ballkanik është interes i Shqipërisë dhe Kosovës. Sikur të mos kishim humbur kohe me përralla kufiri aty do të ishte sikur vjen nga Prishtina në aeroport, asnjë kontroll për njerëzit”, shtoi Kryeministri.

Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë. Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment