Aktualitet

“Lufta” me Covid-19/ Soreca bën thirrje për zbatimin e masave: Pandemia nuk ka mbaruar ende

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca sot përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë me zbatimin e masave të Covid-19 pasi pandemia nuk ka mbaruar ende.
Featured image of article: “Lufta” me Covid-19/ Soreca bën thirrje për zbatimin e masave: Pandemia nuk ka mbaruar ende Luigi Soreca

TIRANË– Ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar sa i përket situatës së Covid-19 në Shqipëri.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta kundër # COVID-19 nuk ka mbaruar ende! Mbajtja e distancës sociale në vendet publike eliminon në mënyrë të konsiderueshme përhapjen e # Covid19! Kontriboni në sigurinë kolektive! Vazhdoni #distancën sociale!”- shkroi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Theksojmë se në vendin tonë rastet e reja me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm javët e fundit, duke ngjallur sërish një shqetësim sa i takon shëndetit të qytetarëve. Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 2.752 të infektuar dhe 72 viktima.

Postimi ne Twitter
A.C/Dosja.al 

Shto Koment