Bota

Lufta kundër koronavirusit, dhe rënia ekonomike/ Masat e rrepta të diktatorit të Koresë së Veriut, ekzekutohen dy zartarë të lartë pasi…

Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu ka ndaluar peshkimin në det si pjesë e përpjekjeve të furishme për t’u mbrojtur nga sëmundja vdekjeprurëse. 
Featured image of article: Lufta kundër koronavirusit, dhe rënia ekonomike/ Masat e rrepta të diktatorit të Koresë së Veriut, ekzekutohen dy zartarë të lartë pasi… Lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong Un.

KORE E VERIUT–  ka ekzekutuar dy persona dhe ka mbyllur kryeqytetin e vendit si një mënyrë për të parandaluar pandeminë e koronavirusit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu ka ndaluar peshkimin në det si pjesë e përpjekjeve të furishme për t’u mbrojtur nga sëmundja vdekjeprurëse.  Anëtari i Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, Ha Tae-keung, ka thënë se Kim po shfaq ‘zemërim të tepruar’ dhe po merr ‘masa irracionale’ mbi pandeminë dhe ndikimin ekonomik.

Ha tha se Koreja e Veriut ekzekutoi një shkëmbyes të parave të profilit të lartë në Phenian muajin e kaluar pasi e konsideroi atë përgjegjës për një rënie të kursit të këmbimit. NIS tha se Koreja e Veriut ekzekutoi gjithashtu një zyrtar kryesor në gusht për shkeljen e rregullave qeveritare që kufizonin mallrat e sjella nga jashtë, zbuloi Ha. Të dy personat nuk u identifikuan me emër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave të huaja, ai vendosi masa bllokimi në zona të tjera ku zyrtarët gjetën mallra të paautorizuara dhe monedha të huaja. Koreja e Veriut gjithashtu bëri një përpjekje të pasuksesshme piraterie ndaj një kompanie farmaceutike të Koresë së Jugut që po përpiqej të zhvillonte një vaksinë kundër koronavirusit. Koreja e Veriut ka pohuar se nuk ka gjetur asnjë rast të vetëm me koronavirus në vendin e saj.

Mediat shkruajnë se një shpërthim i madh mund të ketë pasoja të tmerrshme sepse sistemi i kujdesit shëndetësor i Koresë së  Veriut nuk ka numër të  mjaftueshëm pajisje mjekësore. Pandemia e detyroi Korenë e Veriut të mbyllte kufirin me Kinën, partneri i saj më i madh tregtar.

Shto Koment