Bota

“Lufta kundër Covid-19 mund të fitohet vetëm më bashkëpunim dhe solidaritet”/ Erdogan jep LAJMIN: Vaksina që ne do të prodhojmë, do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzimin

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të samitit, presidenti turk kujtoi faktin se epidemia e koronavirusit vazhdon të kërcënojë të gjithë njerëzimin.  Erdogan tha se pandemia e Covid-19 nuk mund të luftohet pa  bashkëpunim dhe solidaritet. 
Featured image of article: “Lufta kundër Covid-19 mund të fitohet vetëm më bashkëpunim dhe solidaritet”/ Erdogan jep LAJMIN: Vaksina që ne do të prodhojmë, do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzimin Rexhep Tajip Erdogan

TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se  vaksinat e zhvilluara duhet të jenë të disponueshme dhe duhet të ndahen tek të gjithë vendet e botës. Erdogan përmes video-konferencës mori pjesë në Samitin G20, që aktualisht kryesohet nga Arabia Saudite. Erdogan flet për vaksinën turke: Ajo që ne do të prodhojmë, do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzimin

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të samitit, presidenti turk kujtoi faktin se epidemia e koronavirusit vazhdon të kërcënojë të gjithë njerëzimin.  Erdogan tha se pandemia e Covid-19 nuk mund të luftohet pa  bashkëpunim dhe solidaritet. Sipas tij, vendet e dobëta ekonomikisht gjatë pandemisë praktikisht janë lënë të vetmuara. Ndërohë ka bërë të ditur se aktualisht Turqia, e cila aktualisht po punon në gjithsej 16 projekte të vaksinave, ku me njërën prej tyre sipas ka filluar edhe testimi tek njerëzit. Ndër të tjera lideri i Turqisë është shprehur se vaksina e tyre do të jetë e dispunueshme për të gjithë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në këtë kontekst, Turqia ka siguruar ndihmë për 156 vende dhe 9 organizata ndërkombëtare. Duke siguruar mbështetje për 15 vende anëtare të G20, ne kemi siguruar gjithashtu licenca blerjeje dhe eksporti nga vendi ynë. Por, këtu ka një pikë që duhet adresuar. Vaksinat e zhvilluara duhet të jenë në dispozicion dhe pronë e përbashkët e të gjithë njerëzimit, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese. Në këtë kontekst, platforma G20 duhet të zhvillojë dhe menaxhojë mekanizmat për të siguruar një qasje të drejtë ndaj vaksinave për të gjithë. Turqia, e cila aktualisht po punon në gjithsej 16 projekte të vaksinave, në njërën prej të cilave kemi filluar testimin tek njerëzit, vepron me këtë kuptim. Vaksinën të cilën do ta prodhojë Turqia, do ta bëjmë të disponueshme për të gjithë njerëzimin”  tha Erdogan.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment