Bota

Lufta Izrael-Palestinë, Putin i shqetësuar për sigurinë e Rusisë: Konflikti po ndodh në afërsi të kufijve tanë

BBC shkruan se gjatë një takimit të Këshillit Rus të Sigurimit, Putin ka thënë se nëse konflikti mes dy vendeve do të përshkallëzohet më tepër, mund të ndikojë në sigurinë e vendit. 
Featured image of article: Lufta Izrael-Palestinë, Putin i shqetësuar për sigurinë e Rusisë: Konflikti po ndodh në afërsi të kufijve tanë Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se lufta mes Izraelit dhe Palestinës do të ndikojë në sigurinë e Rusisë. BBC shkruan se gjatë një takimit të Këshillit Rus të Sigurimit, Putin ka thënë se nëse konflikti mes dy vendeve do të përshkallëzohet më tepër, mund të ndikojë në sigurinë e vendit. 

“Unë do të doja të dëgjoja mendimin tuaj se si po shpaloset situata në Lindjen e Mesme. Unë dua të them se konflikti Izraelo-Palestinez po pwrshkallwzohet. Kjo po ndodh në afërsi të kufijve tanë dhe ndikon drejtpërdrejt në interesat e sigurisë sonë, tha Putin.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR/Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(I.A/dosja.al)

Shto Koment