Bota

Lufta Izrael-Palestinë, Italia shqetësohet për bombardimet në Gaza: Dënojmë raketat e hedhura, duhet të miratohen masat e de-përshkallëzimit të konfliktit

Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme, thuhet se të dy palët duhet që të miratojnë menjëherë masat e de-përshkallëzimit të luftës dhe dhënies fund të konfliktit që po merr jetë njerëzish.
Featured image of article: Lufta Izrael-Palestinë, Italia shqetësohet për bombardimet në Gaza: Dënojmë raketat e hedhura, duhet të miratohen masat e de-përshkallëzimit të konfliktit Mohammad Javad Zarif dhe Luigi Di Maio

ITALI- Italia ka shprehur një shqetësim të fortë mbi bombardimet që Izraeli po i bën Gazës. Aljazeera shkruan se gjatë një takimi Ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio së bashku me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif, është shprehur se në vend duhet menjëherë një de-përshkallëzim i luftës.

Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme, thuhet se të dy palët duhet që të miratojnë menjëherë masat e de-përshkallëzimit të luftës dhe dhënies fund të konfliktit që po merr jetë njerëzish.

“Duke dënuar lëshimin e raketave nga Gaza dhe duke shpresuar se përgjigjja e Izraelit do të ishte proporcionale, Di Maio përsëriti thirrjen që palët të miratonin menjëherë masat e de-përshkallëzimit dhe të tregonin përgjegjësi,“thuhet në deklaratën e Ministrisë.

200 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 200 të vrarë, mes tyre 58 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 13 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,225 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet u përhapën nga Jeruzalemi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës Palestineze atje u zotuan të hakmerren ndaj sulmeve të fundit Izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe lagjen Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin. Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aqsa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në 1980 në një lëvizje të njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.


Lajmi kryesor: Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(I.A/dosja.al)

Shto Koment