Dikur

Lufta e Parë dhe protektorati i Fuqive të Mëdha në Shkodër

Fuqitë e Mëdha detyrojne Malin e Zi të tërhiqet dhe marrin në dorë Shkodrën. Fundi i rrethimit 6 mujor të qytetit të madh, gjendja e mjeruar e banorëve që përballuan rrethimin, dhe insistimi Austriak për një shtet sa më të madh shqiptar
Featured image of article: Lufta e Parë dhe protektorati i Fuqive të Mëdha në Shkodër Ushtare italianë në doganën e Shkodrës. Kel Marubi, 1913. (Origjinali bardh e zi)

Po atë ditë që Mali i Zi pranoi lënien e fatit të Shkodrës në duart e Fuqive te Medha, (Austri, Itali, France,Angli dhe Gjermani) më 5 maj 1913, këto të fundit filluan përgatitjet për marrjen në dorëzim të Shkodrës. Mali i Zi, me 10.000 trupat që kishte ne Shkoder u evakuua brënda 5 ditëve.

Gjatë kësaj faze të dytë të zhvillimit të ngjarjeve të Luftës Ballkanike, – thotë Dr. Romeo Gurakuqi në një studim të tij – dy kanë qenë shqetësimet kryesore mbi të cilat u përqëndruan Fuqitë e Mëdha: së pari vendosmëria e Rusisë për ta kufizuar Turkinë rreth Kostandinopojës, dhe së dyti insistimi i Austrisë për krijimin e një Shqipërie të pavarur e dhënia ndaj këtij shteti të sa më shumë territoreve që të ishte e mundur. Ky entitet i ri në këndvështrimin e diplomacisë austriake duhej të shërbente si kundërpeshë ndaj Serbisë dhe shteteve të tjera sllave duke bllokuar daljen e Serbisë në Adriatik. Në këtë insistim të saj Austria pati përkrahjen edhe të Italisë

Trupat ndërkombëtare ushtarake zbarkuan ne qytet kryesisht nga avulloret ushtarake në skelën e lumit Buna. Komisioni i oficerëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha, shoqëruar nga forca ushatarake, e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913, në orën 2. 30 pasdreke.

Gjatë tërheqjes, sipas zëvëndës-konsullit britanik në Shkodër Nikolla Suma, malazezet plaçkitën Pazarin e Madh të Shkodrës dhe i vunë flakën duke  shkrumbuar mbi 350 dyqane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ardhja e i Komisionit u përshendet me manifestime gëzimi. Këto manifestime koinsistonin në shkrehjen e armëve në ajër. “Një fakt interesant rreth këtij vendi – Nën-admirali Britanik Cecil Burney – është sasia mjaft e madhe e municioneve. Çdo burrë i këtij vendi ka pushken e tij, madje shpesh edhe të rinjtë shihen të mbajnë pushkë plot me municione”

Komisioni Ndërkombëtar i Admiralëve pas më shumë se gjashtë muajsh bombardimesh malazeze, e gjeti qytetin e Shkodrës në një situatë të shkatërruar, ekonomiko-financiare, sociale dhe morale. Fuqitë e huaja sollën në Shkodër ushqime, ilaçe e infermierë, por gjëndja ishte e rëndë. Qyteti nuk kishte asnjë lloj fondi për të përballuar shpenzimet e administratës, ndriçimin e rrugëve të qytetit, për të përballuar emergjencën shëndetësore dhe shërbime të tjera serioze.” shprehet Dr. Gurakuqi

Punuar me ngjyra nga Suad Barbullushi per Dosja.al

Shto Koment