Bota

“Lufta” e ashpër me Covid-19/ Franca rihap Kullën Eiffel, numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar

Vizitorët në Kullën Eliffel do të jenë në numër të kufizuar, por askush nuk do të lejohet pa maska në fytyrë të cilat do jenë të detyrueshme për këdo mbi moshën 11-vjeçare, ndërsa kati i dytë do të jetë i mbylluar deri në një njoftim të dytë. 
Featured image of article: “Lufta” e ashpër me Covid-19/ Franca rihap Kullën Eiffel, numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar Kulla Eiffel në Paris, Francë.

FRANCË– Kulla “Eiffel” në Francë është hapur përsëri pas një pushimi të gjatë për shkak të pandemisë, e cila ka qenë një nga mbylljet më të gjata që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tashmë Parisi po i rikthehet jetës “noramle”, pas situatës së vështirë të pandemisë në mbarë globin. Vizitorët në Kullën Eliffel do të jenë në numër të kufizuar, por askush nuk do të lejohet pa maska në fytyrë të cilat do jenë të detyrueshme për këdo mbi moshën 11-vjeçare, ndërsa kati i dytë do të jetë i mbylluar deri në një njoftim të dytë.

Ndërsa për të gjithë ata që duanë të shohin pamjen e kryeqytetit francez, duhet të përdorin shkallët pasi ashensorët do jenë të mbyllur deri ne 1 korrik.

Sipas mediave të huaja është bërë  me dije se kulla ‘Eiffel’e përfunduar në 1889, pret rreth shtatë milion vizitorë çdo vit, afërsisht tre të katërtat e tyre nga jashtë vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani  në Francë janë shënuar  29,731 viktima si shkak i Covid-19 dhe 161.348 të infektuar nga ky virus vdekjeprurës që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: TheGuardian

 K.A/Dosja.al

Shto Koment