LIVE UPDATES
Politike

Luela Hajdaraga s’plotëson asnjë kusht për ambasadore në Athinë

9 Korrik 2020, 15:25 Nga DOSJA
Luela Hajdaraga s’plotëson asnjë kusht për ambasadore

TIRANË– Pas skandalit të zhdukjes së 100 pasaportave dhe protestave të një grupi emigrantësh shqiptarë për mungesën e shërbimeve, sipas njoftimeve zyrtare, i gjithë stafi i Ambasadës Shqiptare në Athinë “u shkri” rrufëshëm dhe po kaq shpejt doli në publik emri i Luela Hajdaragës për të zëvendësuar ambasadoren Ardiana Hobdari. Cakaj e argumentoi vendimin me performancën e dobët të kësaj ambasade, por që në fillim as emri i Luelës nuk i plotëson kriteret e kërkuara nga ligji për diplomacinë.

Për t’u emëruar ambasadore, Luela Hajdaraga nuk plotëson asnjërin prej dy kushteve të vendosura në nenin 27 të ligjit për shërbimin e jashtëm.

Ligji thotë që për t’u bërë ambasadore duhen të paktën 12 vjet përvojë në shërbimin e jashtëm. Por Luela Hajdaraga nuk është pjesë e këtij shërbimi.

Për pjesën e stafit që ndodhet jashtë shërbimit diplomatik, ligji vendos kusht që të ketë 10 vite përvojë në poltikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por Luela është diplomuar vetëm në vitin 2011, 9 vjet më parë dhe e vetmja përvojë në administratë, sipas CV që ajo ka prezantuar është që ka qenë koordinatore tek platforma “Shqipëria që Duam” dhe vetëm 3 vjet.

Burime të gazetës “Si” pohojnë se emri i Luela Hajdaragës nuk është dorëzuar ende në Presidencë për t’u dekretuar nga kreu i shtetit si Ambasadore në Athinë. Burimet pohojnë se pikërisht mosplotësimi i këtyre kushteve mund të jetë shkaku për ngurrimin nga ana e Ministrisë së Jashtme. dhe si zgjidhje Qeveria mund të ndjekë një rrugë tjetër, atë të emërimit të Luela Hajdaragës si e ngarkuar me punë, rrugë që do të shmangte firmën e Ilir Metës.

Debatet për ligjin

Ligji për Shërbimin e Jashtëm u ndryshua në vitin 2015. Deri në këtë periudhë ai parashikonte kuota, ku 80 për qind e trupës së ambasadorëve duhej të vinin nga diplomatët e karrierës dhe 20 për qind duhej të ishin emërime politike.

Me ligjin e ri parashikimi i kuotave u hoq. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaronte në atë kohë se kuotat e parashikuara nga ligji nuk ishin respektuar dhe se trupa diplomatike ishte e mbushur me militantë, të ngarkuar edhe me detyra për të sulmuar rivalët politikë të Qeverisë në Tiranë. Megjithatë, në ligjin e ri u hoqën vetëm kuotat, jo parashikimi për emërime politike. Pra, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, politika mund të emërojë edhe 100 për qind të ambasadorëve.

“Kemi trashëguar në këtë shërbim njerëz që janë futur sot në shërbim, të nesërmen janë bërë ambasadorë. Ne nuk po e bëjmë këtë punë as për të thënë se këtu do të jenë vetëm njerëz jashtë shërbimit, apo të shërbimit. Prioritet ka shërbimi, dhe shërbimi ka një standard dysheme: këshilltar. Duhet të kesh 12 vjet eksperiencë pune dhe testim. Po themi se për t’u emëruar ambasador, prapë do të kalojë nga tre institucione, ose Qeveri-Presidencë, me opinionin konsultativ të Komisionit të Politikës së Jashtme. Ka një listë kriteresh që ia kemi vendosur vetes. Pra, jo çdo njeri që mund të jetë person publik, mund të bëhet ambasador”, deklaronte ish-ministri Bushati gjatë mbrojtjes së projektligjit në Kuvend në vitin 2005.

Por, opozita deklaronte se me heqjen e përcaktimit për kuotat politike po i hapej rruga mbushjes së shërbimeve diplomatike me militantë partiakë. Me të njëjtin arsyetim, këtë ligj e ktheu për rishqyrtim në Kuvend edhe Presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani.

Heqja e kuotave u kundërshtua edhe nga një pjesë e socialistëve gjatë diskutimeve të projektligjit në komisione. Arta Dade, Ben Blushi, Namik Dokle dhe Valentina Leskaj ishin zërat kundër mes socialistëve, që thanë se vetëm kushtet e përcaktuara në ligj nuk mjaftonin dhe propozonin një ndarje të paktën 70 për qind me 30 për qind të raportit shërbim i jashtëm-emërim politik.

Pavarësisht këtyre zërave kundër, Ditmir Bushati mbrojti projektligjin e tij. Ai nuk mund të parashikonte nëse sistemi i ri do të funksiononte, apo jo, por tha se Shqipëria kishte të drejtë që të provojë diçka që nuk është provuar më parë.

Debati mbi cilësinë e këtij ligji nuk është mbyllur ende, por pasuesi i Ditmir Bushatit në krye të Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj ja rrëzoi. Në mars të 2019, pak më shumë se dy muaj pasi kishte marrë detyrën si ministër në Detyrë, Cakaj njoftoi nisjen e një reforme rrënjësore në MEPJ, nxitur nga rasti i një shtetasi indian të shumëkërkuar që u bë konsull nderi i Shqipërisë në Ningeri, e deri tek skandali i vjedhjes së 100 pasaportave në Greqi.

Cakaj foli për emërime nepotike e klienteliste në administratën e MEPJ në Tiranë dhe në personelin e ambasadave nëpër botë. “Shqipëria nuk është e miqve, krushqive dhe kushërinjve, por e të gjithëve”, deklaronte Cakaj. Mes të shkarkuarve ishte edhe konsulli shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.

Dilemat e një vendimi

Cilado qoftë rruga që do të zgjidhet që Luela Hajdaraga të marrë drejtimin e Ambasadës Shqiptare në Athinë, nëse kjo do të ndodhë do të ishte hera e parë që kjo seli diplomatike me kaq rëndësi për vendin tonë do të drejtohej nga një emër që jo vetëm nuk është pjesë e shërbimit të jashtëm, por i mungon përvoja politike.

Nisur nga rëndësia që ka Ambasada Shqiptare në Athinë, jo vetëm për trajtimin e problematikave teknike të emigrantëve, por si ndërlidhësja kryesore me Qeverinë greke në diskutimin e temave të nxehta mes dy vendeve, të gjitha Qeveritë në të shkuarën ose kanë vendosur në krye të saj diplomatë karriere, ose kandidatura politike me përvojë.

Fatos Nano emëroi Bashkim Zenelin. Zeneli nuk ishte pjesë e shërbimit të jashtëm, por kishte mbi supe përvojën politike si drejtues i lartë në PS dhe njeri i besueshëm i Kryeministrit. Të njëjtën logjikë ndoqi edhe Sali Berisha me Vili Minarollin. Më shumë se diplomatë, ambasadorët e Nanos dhe të Berishës në Athinë mund të interpretohen si mesazhe politike në drejtim të Athinës, ku përmes vendosjes së njerëzve me përvojë, të afërt dhe të besuar të Kryeministrit në Tiranë, qeveria greke mund të kanalizonte “pa shqetësim” komunikimin për çështjet që shqetësojnë dy vendet.

Marrë nga GazetaSi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj luela hajdaraga gent cakaj luela hajdaraga

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni