Politike

Video e Leftër Allës duke thithur kokainë, Lubonja: Nuk është fenomen i veçuar, mafia këtu ka shtetin e vet

Deklaratat e analistit janë bërë në emisionin “Real Story”, ku shtoi se video e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke thithur kokainë tha nuk është një venomen i veçuar.
Featured image of article: Video e Leftër Allës duke thithur kokainë, Lubonja: Nuk është fenomen i veçuar, mafia këtu ka shtetin e vet Fatos Lubonja, analist

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja është shprehur sot se mafia në Shqipëri ka shtetin e saj dhe po fundos Shqipërinë. Deklaratat e analistit janë bërë në emisionin “Real Story”, ku shtoi se video e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke thithur kokainë tha nuk është një venomen i veçuar.

Jam i mendimit që nuk duhet parë si një fenomen i veçuar, në kuptimin që ndodhi atje në Bulqizë diçka, një njeri, një kryetar bashkie qëlloi që merr drogë, por duhet parë në kontekstin e gjithë zhvillimeve politike, ekonomike të Shqipërisë, demokracisë etj. dhe me një formulë që mund ta përmbledhë pak a shumë problemin do ta quaja kështu: çdo shtet thonë që ka mafien e vetë.

Këtu është mafia që ka shtetin e vet dhe këtu ndahem pak nga ata që e mendojnë duke reduktuar sikur partia, kryetari i partisë që i ka zgjedhur, pse i ka zgjedhur, domethënë shpeshherë personalizohet dhe thuhet që Rama i ka zgjedhur këta.Padyshim ai mund të ketë një prirje për të marrë vota se këta marrin votat por unë nuk përjashtoj dhe anën tjetër të medaljes që është fakti se këta janë njerëz aktivë”, u shpreh Lubonja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka shkuar në SPAK, një ditë pasi gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e ku ai shfaqet duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij. Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por kjo duket se nuk ka bindur SPAK, që sot nisi hetimet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment